Lajme

Anton Quni: Ky është shpëtimtari im

07/05/2021 12:30
nga:Gazeta Blic

Nënkryetari i LDK-së, Anton Quni ka shkruar në Facebook se falë doktor Lulzim Brovines, ai vazhdon të jetojë.

“Jam falënderues ndaj të gjithë mjekëve për këshillat dhe përkujdesjen, veçanërisht të dr.Lulzimit. Ai, stafi i tij i mrekullueshëm, mjekët shqiptarë jashtë Kosovës, më siguruan t’i kthehem familjes dhe angazhimeve të përditshme”, ka shkruar ai.

Njoftimi i plotë:

Shpëtimtari im
Falë doktor Lulzim Brovines unë sot vazhdoj të jetoj me shëndet të plotë.
Jam falënderues ndaj të gjithë mjekëve për këshillat dhe përkujdesjen, veçanërisht të dr.Lulzimit. Ai, stafi i tij i mrekullueshëm, mjekët shqiptarë jashtë Kosovës, më siguruan t’i kthehem familjes dhe angazhimeve të përditshme.
Zot, faleminderit që kemi njerëz të tillë!

LVV-ja prezanton pakon e Qeverisë për “ringjallje ekonomike”