Cult

Anton Nikë Berisha nderohet me çmimit kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli”

02/16/2024 12:38
nga:N K

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullahh Çeku në nderim të ditës së pavarësisë ka ndarë çmim kombëtar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet vjetore për letërsi për vitin 2023.

Në ceremoninë e mbajtur sot, çmimi kombëtar për veprën jetësore “Azem Shkreli”, iu nda autorit, Anton Nikë Berisha.

Autori Berisha tha se është i lumtur që ky çmim mban një emër të madh. Ai tha se gjithë punën për këtë libër e ka bërë vet ai dhe se kjo për të është arritja më e madhe.

Ai tha se ministra duhet të jap edhe një çmim për përthyesin që e përkthen librin nga gjuha shqipe më gjuhë të tjera.

Me ketë rast janë ndarë edhe çmimet vjetore për letërsi për vitin 2023. Është ndarë çmimi për veprën më të mirë në prozë, veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj, si dhe për veprën me të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjeter Bogdani”.

Ndërkaq, shkrimtari Azem Deliu ka rekomanduar ministrinë që këto çmime të përfaqësojnë edhe shumë materiale. Ai tha se këto çmime më herët kanë pasur rëndësi materiale, ndërsa sot nuk e kanë më./KosovaPress/