Lajme

Anton Berisha për zhvillimet rreth Klan Kosovës: ARBK-ja ka lajthitje në funsksionimin e vet

06/22/2023 19:00
nga:G B

Ish-zëvëndësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, i ftuar në “Info Magazine”, ka folur për vendimin e ri të ARBK-së për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Berisha shpreh se kur merret një vendim, ai duhet të jetë i bazuar.

Duke folur për ARBK-në, ai tha se ky institucion ka lajthitje në funsksionimin e vet.

“Ka disa befasi, së pari nga aspekti institucional, nuk po e kuptoj, dy vendime të ndryshme brenda një periudhe të shkurtër. Zakonisht kur merret një vendim atëherë ai vendim duhet të jetë i bazuar dhe duhet të zgjasë, e jo menjëherë pas saj të vije vendimi tjetër krejt ndryshe. Do të thotë në çdo variant, ky institucion ka lajthitje në funsksionimin e vet, brenda vetës”.

“Tash duhet të shohim a është i ndikuar, apo nuk është i ndikuar, me gjasë, nuk dua të paragjykojë, por në pikëpamjen profesionale është jashtë praktikës së mirë”, u shpreh ai.