Sporti

Antoine Griezmann fishkëllehet nga tifozët e Atletico Madrid në rikthimin e tij në ‘Wanda Metropolitano’

09/16/2021 11:43
nga:Lorik J

Antoine Griezmann u fishkëllye nga tifozët e Atletico Madrid në debutimin e tij të dytë në shtëpi për klubin spanjoll.

Francezi u kthye në Atletico në ditën e fundit të merkatos pas një periudhe dyvjeçare me Barcelonën, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai bëri debutimin e tij të dytë në fitoren jashtë fushe kundër Espanyol fundjavën e kaluar, por ndeshja e së mërkurës në Ligën e Kampionëve me Porton ishte ndeshja e tij e parë në Wanda Metropolitano.

Tifozët janë ende të mërzitur me mënyrën se si ai u largua në vitin 2019 dhe ata nuk i fshehën zhgënjimet e tyre para fillimit të ndeshjes së djeshme.

Në kohën kur spikeri i stadiumit thirri emrin e tij, Griezmann u fishkëllye nga tifozët e Atletico Madridit…

Ja pamjet: