Sporti

Anthony Joshua triumfon me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj Jermaine Franklin

04/02/2023 00:29
nga:Mergim Rreci

Anthony Joshua ka fituar super përballjen me boksierin amerikan, Jermaine Franklin.

Britaniku Joshua triumfoi pas 12 raundeve, atje ku pas luftës vlerësimi i gjyqtarëve ishte në anën e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Joshua e kishte një dominim gjatë meçit, por që edhe kundërshtari u treguar shumë i fortë, madje e rrezikoi në disa raste.

Kjo fitore e rikthen përsëri Joshuan në garë për përballje të mëdha të titullit kampion.

/GazetaBlic Sport/