Anthony Joshua tregon se është në formë për sfidën e madhe ndaj Oleksandr Usyk.
Boksieri britanik do të mbrojë titujt e tij të unifikuar kundër Usyk në stadiumin Tottenham Hotspur të shtunën në mbrëmje, përcjell GazetaBlic Sport.
Joshua do të marrë 15 milionë funte nga meçi i tij me Usyk, që është 85 milionë funte më pak se shuma e madhe që ai do të merrte për një meç me rivalin, Tyson Fury.
Analizuar statistikat e dy boksierëve del se pritet të jetë një meç i jashtëzakonshëm mes tyre. Joshua nga 25 meçe, ka 24 fitore dhe 1 humbje. Nga 24 fitore, 22 prej tyre janë me nokaut.
Në anën tjetër, Oleksandr Usyk nga 18 ndeshje ka 18 fitore, 13 prej tyre me nokaut. Boksieri ukrainas pritet të jetë një “kafshatë” e vështirë për boksierin britanik, në një meç që pritet të jetë jashtëzakonisht i rivalizuar.
/GazetaBlic Sport/


