Sporti

Anthony Joshua i gatshëm të hap rrugë për duelin Fury-Usyk – kjo është shuma e parave që do t’i fitojë

01/24/2022 13:21
nga:E K

Ish-kampioni i peshave të rënda në boks, Anthony Joshua është gati të heq dorë nga revanshi për të ri fituar titujt, për t’i dhënë hapësirë duelit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk.

Joshua kishte kërkuar të drejtën për revanshin ndaj Usyk qysh pasi humbi titujt, por një datë për duelin e tyre nuk është caktuar akoma.

Në anën tjetër, shumë zëra flasin për duelin që do t’i unifikonte titujt. Pra, atë mes Fury dhe Usyk. Për këtë, Joshua duhet të heq dorë nga e drejta për revanshin.

Por, raportime të fundit nga ‘Metro’ bëjnë të ditur se Joshua është gati të lirojë rrugë për këtë duel.

AJ është gati të marrë 15 milionë funte dhe të tërhiqet nga dueli ndaj Oleksandr Usyk.

Nëse Joshua do ta bënte një gjë të tillë, do të ishte hera e parë në vitet e fundit që shohim një duel për unifikimin e titujve.

Mbetet të shihet nëse Joshua do ta bëjë një gjë të tillë, dhe data mes Usyk-Fury të konfirmohet.