Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Rusisë që të lirojë menjëherë ukrainasit që i ka deportuar ilegalisht dhe të lejojë aksesin tek vëzhguesit ndërkombëtarë, duke cituar raportet se Moska po jep fëmijët ukrainas për birësim dhe mijëra të tjerë janë të zhdukur.
“Transferimi dhe dëbimi i paligjshëm i personave të mbrojtur është një shkelje e rëndë e Konventës së Katërt të Gjenevës për Mbrojtjen e Civilëve dhe përbën një krim lufte. Vlerësimet nga burime të ndryshme, duke përfshirë qeverinë ruse, tregojnë se autoritetet ruse kanë marrë në pyetje, arrestuar dhe dëbuar me forcë. ndërmjet 900,000 dhe 1.6 milionë qytetarë ukrainas, përfshirë 260,000 fëmijë, nga shtëpitë e tyre në Rusi, shpesh në rajone të izoluara në Lindjen e Largët”, tha Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, sipas Reuters.
Sekretari amerikan i Shtetit tha se raportet tregojnë se Moska i ka ndarë qëllimisht fëmijët ukrainas nga prindërit e tyre ose i ka rrëmbyer nga jetimoret përpara se t’i japë për birësim në territorin e saj


