Sporti

Ansu Fati rikthehet nga lëndimi, do jetë i gatshëm në shkurt

01/29/2024 12:57
nga:Lorik J

Ansu Fati do të rikthehet në fushë në shkurt. Sulmuesi, i cili luan te Brighton si i huazuar nga Barcelona, tani ka rifilluar stërvitjen pasi i është nënshtruar trajtimit në Spanjë.

Ai mori një lëndim në kofshë dhe nuk është paraqitur në lojë për nëntë javë.

“Shpresoj për një javë, por ndoshta ai ka nevojë për dy të tjerë. Për momentin kemi 15 ose 16 lojtarë. Ne kemi nevojë për më shumë. Ansu Fati është një lojtar tjetër, ne kemi nevojë për cilësitë e tij, karakteristikat e tij,” tha Roberto de Zerbi.

Brighton viziton Luton të martën në mbrëmje përpara se të presë Crystal Palace të shtunën.

Fati shënoi katër gola në 14 ndeshje në të gjitha garat përpara se të merrte dëmtimin në fitoren 3-2 kundër Nottingham Forest në fund të nëntorit.