Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, është shumë pranë transferimit te Monaco.
Sipas Mundo Deportivo, sulmuesi do ta vazhdojë karrierën e tij në Francë, pavarësisht interesit nga Chelsea. Fati pati pak mundësi nën drejtimin e Hansi Flick sezonin e kaluar, duke u shfaqur në 11 ndeshje në të gjitha garat pa shënuar asnjë gol, transmeton GazetaBlic Sport.
Në janar, ai mori oferta nga pesë klube, por i refuzoi të gjitha, duke preferuar të luftonte për vendin e tij në ekip, me një kontratë deri në vitin 2027.
Monaco do ta marrë Fatin në huazim, me të drejtë blerjeje. Marrëveshja do të përfshijë gjithashtu një klauzolë që i lejon Barcelonës të riblejë 22-vjeçarin për një tarifë të caktuar.
Një tjetër objektiv për Monacon është David de Gea. Ish-lojtari i kombëtares spanjolle pati një sezon të mirë te Fiorentina , duke bërë 42 paraqitje në të gjitha garat. De Gea ka mundësinë të zgjasë kontratën e tij me ‘Viola’ deri në vitin 2028, por po e shqyrton propozimin e Monacos.
/GazetaBlic Sport/


