Skuadra e Barcelonës ka fituar ndaj Dynamo Kievit në udhëtim me rezultatin minimal 0:1.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve në këtë duel e realizoi, Ansu Fati pas 70 minutave lojë, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas golit, Ansu Fati festoi sikurse Kun Aguero dhe ia dedikoi atij golin, duke marrë parasysh që sulmuesi argjentinas do të mungojë tre muaj për shkak të problemeve me frymarrje.
Pas ndeshjes, Fati u shpreh i lumtur me fitoren, teksa tha se ky triumf i dedikohet Agueros.
“Golin ia dedikova Kun Aguero-s, për atë që i ndodhi. Shpresojmë të shërohet sa më shpejt. Kjo fitore është për të”, tha shkurtimisht Ansu Fati pas ndeshjes.
/GazetaBlic Sport


