Sporti

Ansu Fati: Kisha oferta nga Premierliga, por ëndrra ime është Barcelona

10/21/2021 13:11
nga:E K

Ansu Fati ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me Barcelonën.

Barcelona ka ‘blinduar’ futbollistin e ri të talentuar duke i vënë klauzolë lirimi prej 1 miliard eurosh, përcjell GazetaBlic Sport.

Ansu Fati është shprehur i lumtur që ka nënshkruar me klubin spanjoll dhe ka pohuar se ka pasur shumë oferta nga Premierliga dhe liga të tjera evropiane.

“Po, kam pasur oferta nga shumë liga, por ëndrra ime ishte të vazhdoja me Barcelonën. I kam treguar Jorge Mendesit që opsioni i parë do të jetë gjithmonë Barça. Ai e kuptoi mirë këtë dhe tani jam i lumtur që klubi më ka besuar mua”, tha Ansu Fati.

/GazetaBlic Sport/