E përditshmja katalanase El Nacional zbulon se menaxheri Jorge Mendes po negocion me Barcelonën për të rinovuar kontratën e sulmuesit të ri Ansu Fati, duke i bërë presion klubit me interesin e pretenduar të Manchester Cityt.
I rikuperuar nga dëmtimi që nga nëntori i vitit të kaluar, Ansu Fati përfundon kontratën e tij me Barcelonën në fund të këtij sezoni, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas informacionit të siguruar nga El Nacional, Jorge Mendes do të kërkojë një përmirësim të konsiderueshëm të pagës për përfaqësuesin e tij, në një kohë kur klubi katalanas po përpiqet të ulë pagat, për shkak të situatës delikate financiare në të cilën është.

/GazetaBlic Sport/


