Lajme

Annalena Baerbock, shumë energjike, shmang sulmet me vezë ndaj saj

05/09/2022 17:43
nga:G B

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, është shfaqur mjaft energjike, kur drejt saj u hodhën vezë nga persona që shfaqnin protestë ndaj politikave që ajo përfaqëson.

Kjo ndodhi në një moment kur ajo po bënte paraqitjen e saj në një ngjarje të fushatës zgjedhore të Partisë së Gjelbër në Laurentiusplatz të Wuppertal.

Lidhur me këtë, Baerbock, siç shihet, po mësohet me paraqitjet e saj publike, meqë thuhet se ajo nuk shfaqi aspak nervozizëm.

”Mund të hidhni vezë sa të doni”, dëgjohet ajo t’ju drejtohet sulmuesve me vezë.