Lajme

“Ankohu te Arben Vitia” – Mjekët në Prishtinë pa mjete, qytetares ia kontrollojnë fytin me blic të telefonit

07/10/2021 13:10
nga:M K

Qendrat e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ende nuk i kanë mjetet elementare për ushtrimin e një detyre shumë delikate, siç është përkujdesi për shëndetin e njeriut.

Një qytetare ka shfaqur një ankesë në drejtim të lajmi.net për siç thotë ajo kushtet e rënda në QMF-në në Bregun e Diellit në kryeqytet.

Madje ajo thotë se mjekët ia kontrolluan fytin me blic të telefonit, në vend të pajisjeve adekuate për këtë veprim.

E as kjo qytetare nuk qëndroi duarkryq kur pa këtë veprim të mjekut; Menjëherë ajo e pyeti se pse ky kontroll nuk po kryhet me pajisjet e duhura, por me ato alternative.

Përgjigja që kjo qytetare thotë se mori nga mjeku në fjalë ishte: “Shko ankohu te Arben Vitia”.