Lajme

Ankohet Petkoviq: Prishtina me ndalimin e vizitës sime po i shkel të gjitha marrëveshjet

04/16/2021 10:39
nga:Gazeta Blic

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën Petar Petkoviq, i cili planifikoi të vizitojë Kosovën sot dhe nesër, vlerësoi se duke ndaluar vizitën e tij, “Prishtina tregoi përsëri se nuk është e gatshme të marrë pjesë në dialog dhe shkel të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani”.

Petkoviq i tha Tanjug se Beogradi protestoi fuqishëm te institucionet e Brukselit, por gjithashtu edhe te i dërguari i BE-së Mirosllav Lajçak, për siç tha ai “vendimin e njëanshëm dhe të dëmshëm të Prishtinës për të ndaluar hyrjen e tij në Kosovë”, transmeton Klan Kosova.

 

S’e përmendi Kosovën në një postim në rrjetet sociale, Lajçak vërshohet nga kritikat

05/11/2021 15:01

3 viktima, 346 të shëruar dhe 49 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në vendin tonë