Drejtori i të ashtuquajturës Zyre Serbe për Kosovën Petar Petkoviq, i cili planifikoi të vizitojë Kosovën sot dhe nesër, vlerësoi se duke ndaluar vizitën e tij, “Prishtina tregoi përsëri se nuk është e gatshme të marrë pjesë në dialog dhe shkel të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani”.
Petkoviq i tha Tanjug se Beogradi protestoi fuqishëm te institucionet e Brukselit, por gjithashtu edhe te i dërguari i BE-së Mirosllav Lajçak, për siç tha ai “vendimin e njëanshëm dhe të dëmshëm të Prishtinës për të ndaluar hyrjen e tij në Kosovë”, transmeton Klan Kosova.
S’e përmendi Kosovën në një postim në rrjetet sociale, Lajçak vërshohet nga kritikat