Sporti

“Ankohet” Koeman, kjo është deklarata e tij pas humbjes nga Bayerni

09/14/2021 23:25
nga:Lorik J

Në kryendeshjen e ditës së sotme, Bayerni fitoi ndaj Barcelonës me rezultatin 0-3 në “Camp Nou”.

Thomas Muller realizoi golin e parë në minutën e 33’të, kurse sulmuesi tjetër, Robert Lewandowski realizoi pas 66 minutave lojë. Lewa realizoi edhe njëherë në minutën e 84’të, për ta mbyllur çështjen e fituesit, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes në konferencë për media ka folur, trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman, i cili tha se kishte pak sulmues në dispozicion.

“Është kjo situatë tani, ne duhet të kalojmë disa javë, sepse më vonë do të shërojmë lojtarë si Aguero, Dembele, Ansu Fati”, tha fillimisht Koeman.

“Kisha vetëm tre sulmues në dispozicion. Taktikisht ka pasur momente që ne i kemi kontrolluar, loja e Bayern është në mes dhe ju nuk duhet të lejoni hapësira”

“Unë nuk mund të ankohem për qëndrimin, por ka një ndryshim në cilësi. Ne kemi shumë lojtarë të rinj që në dy ose tre vjet do të luajnë më mirë. Është shumë e vështirë të pranosh, por duhet të përmirësohen gjërat”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport