Sporti

“Ankohet” Florentino Perez, tregon sa para ka humbur Real Madridi gjatë dy sezoneve të fundit

04/20/2021 00:12
nga:Lorik J

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid dhe Super League Evropiane ka folur një ditë pas themelimit të kompeticionit më të ri në futboll.

Presidenti i Real Madrid ka dhënë mesazhin e parë gjatë intervistës ku tregon për frymëzimin e projektit, një garë e cila pritet të jetë e aftë për të gjeneruar më shumë para për të lehtësuar një situatë shumë të keqe ekonomike të klubeve të mëdha evropiane, përcjell GazetaBlic Sport.

Perez zbulon se Real Madridi ka humbur shumë para në dy sezonet e fundit.

“Në vetëm dy sezone, Real Madrid ka humbur 400 milionë euro”, tha Perez për “El Chiringuito”.

/GazetaBlic Sport