Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Visar Azemi, përmes një postimi në Facebook ka thënë se ankandi për parkun e erës me kapacitet prej 100 MW do të duhej të kishte ndodhur më herët.
Azemi ka theksuar se ky është vetëm një hap i vogël në një rrugë të gjatë ndërkohë sipas tij vonesat dhe mangësitë në politikën energjetike po i kushtojnë Kosovës.
“Është ankandi i dytë pas atij solar, që, për fat të keq, nuk u bë akoma asgjë që nga shpallja e fituesit. Pse? Sepse Qeveria nuk ka pasur vizion dhe nuk ka reaguar me kohë për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të energjisë. Ky proces është tepër i ngadalshëm dhe i pamjaftueshëm për të përballuar nevojat e ekonomisë sonë” shkruan Azemi raporton “Gazeta Blic”.
Ai tutje ka thënë se “Kosova ka nevojë për një qeveri që është e guximshme dhe që ka vizionin dhe vullnetin për të ndërtuar shumë më tepër kapacitete të reja energjisë”
“Kosova ka nevojë për veprime, jo fjalë” shkruan Azemi në Facebook.
Postimi i plotë:
Kosova ka nevojë për veprime, jo fjalë!
Qeveria e Kosovës nisi ankandin për parkun e erës me kapacitet prej 100 MW, një hap që duhet të kishte ndodhur shumë më herët!
Ky është vetëm një hap i vogël në një rrugë të gjatë, ndërkohë që vonesat dhe mangësitë në politikën energjetike po na kushtojnë shumë.
Është ankandi i dytë pas atij solar, që, për fat të keq, nuk u bë akoma asgjë që nga shpallja e fituesit.
Pse? Sepse Qeveria nuk ka pasur vizion dhe nuk ka reaguar me kohë për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të energjisë. Ky proces është tepër i ngadalshëm dhe i pamjaftueshëm për të përballuar nevojat e ekonomisë sonë.
Kosova ka nevojë për një qeveri që është e guximshme dhe që ka vizionin dhe vullnetin për të ndërtuar shumë më tepër kapacitete të reja energjisë, duke përfshirë edhe ato të burimeve të ripërtëritshme.
Qeveria e ardhshme e LDK-së do të marrë hapa të menjëhershëm në ndërtimin e një infrastrukture energjetike që është e qëndrueshme dhe e arritshme për të gjithë qytetarët.
Vonesat në projektet jetike për Kosovën marrin fund më 9 shkurt.