Lajme

Anita Haradinaj: S’e kuptoj qeverinë pse s’ka mbledhur fakte për të ngritur aktakuzë kundër Serbisë

09/17/2026 15:09
nga:L J

Gruaja e Ramush Haradinajt, Anita, ka folur sot në Klan Kosova, duke rikthyer në vëmendje lirimin e bashkëshortit të saj nga Haga, para shumë vitesh. Vendim të njëjtë, ajo ka pritur edhe për katërshen e UÇK-së.

Në emisionin ‘Kosova Today’, ajo tha se i dhemb që në këtë proces nuk është fokusuar shteti, konkretisht Qeveria, dhe se pse nuk është punuar për të ngritu aktakuzë ndaj Serbisë.

“Nuk e kuptoj qeverinë e sotme, pse nuk ka mbledhë prova e fakte për të ngritur aktakuzë, shteti mbi shtetin. Kosova mbi Serbinë. I kemi masakrat e shumta, gra të dhunume…e kemi një luftë të Ushtrisë Çlirimtare, kur secili individ që e ka pasë një pushkë në shpi e ka kap qat pushkë me ruajt pragun e shpisë. Prandaj, më dhemb, pse shteti nuk është fokusu, konkretisht qeveria Kurti”, u shpreh Haradinaj.