Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa Veseli, ka ra viktimë e rrjetit “Albkings”.
Ajo ka folur për herë të parë pas paraqitjes së saj në gjykatë në lidhje me rastin si rrjet i dyshuar për shpërndarjen e materialeve intime pa pëlqim.
Sipas Anisës u publikuan video intime të një vajze që i ngjan shumë.
“Në momentin që s’jam unë, nuk është se ndikohem shumë, por më shumë është puna e opinionit publik. Prapëseprapë, më vjen keq që ka ende njerëz që merren me këso gjëra, sidomos me femrat, sepse femra është e brishtë. Dhe turp i Zotit, sidomos për meshkujt shqiptarë, dua të them që janë meshkujt më të ulët”, tha ajo.
Ndërkohë, Veseli ka bërë thirrje për ndërgjegjësim dhe ndryshim të qasjes ndaj grave dhe privatësisë së tyre në shoqërinë shqiptare.


