Sulmuesi i Kombëtares, Anis Mehmeti ka gjetur golin me Ipswich Town dhe këtë e ka bërë kundër Arsenalit, ndeshje e vlefshme për Kupën e Ligës (Carabao Cup), faza e 1/16-ave.
Në minutën e 62-të, shqiptari mori pasim të bukur në “zemër” të zonës rivale dhe goditi saktë me të djathtën, duke tundur rrjetën mike.
Ky gol mund të ndryshoj fatet e sezonit për 25-vjeçarin te Ipswich Toën, ndërsa deri tani në edicioni 2026-2027 kishte marrë trajtën e “padëshiruarit” nga trajneri Gary O’Neil.
Vlen të ceket, se finalizimi i Mehmetit, mund të ketë ndikim edhe te “timonieri” i Kombëtares, Rolando Maran, e ku të premten do të publikohet lista për ndeshjet kundër Bjellorusisë dhe San Marinos, Liga e Kombeve.
Përsa i takon sfidës Ipswich – Arsenal, “Topçinjtë” kryesojnë 4 – 1, ndërsa po luhet pjesa e dytë.
Ja goli:


