Marina izraelite ka ndalur anije që transportonin ndihma për në Gaza, dhe njëkohësisht ka ndaluar aktivistët në bord, përfshirë aktivisten suedeze Greta Thunberg.
Ministria e Jashtme e Izraelit tha se disa anije që janë pjesë e Flotiljes Globale Sumud (GSF) ishin “ndaluar në mënyrë të sigurt” dhe se ata që ishin në bord po transferoheshin në një port izraelit, shkruan BBC.
Ministria shtoi se marina u kishte thënë anijeve të ndryshonin kursin ndërsa po “i afroheshin një zone aktive luftimi”.
GSF e përshkroi ndalimin si “të paligjshëm” dhe “jo një akt mbrojtjeje”, por “një akt të paturp dëshpërimi”.


