Lajme

Anija turistike e fundosur në Detin e Kuq, pesë të zhdukur janë gjetur sot

11/26/2024 17:48
nga:Y I

Është gjetur personi i pestë i gjallë, shtetas finlandez, gjatë përpjekjeve për kërkim-shpëtim në bregun e Detit të Kuq në Egjipt, duke e çuar në total numrin e njerëzve të shpëtuar në 33, sipas Guvernatorit të Detit të Kuq.

Zyrtarët në Egjipt kanë thënë dje se është fundosur një anije turistike në Detin e Kuq.

Guvernatori i rajonit të Detit të Kuq, Amr Hanafy, tha të hënën pasdite se autoritetet po kërkojnë 17 persona të zhdukur.

Ndër tjera, sot është bërë e ditur se gjatë ditës janë gjetur pesë persona të gjallë.

Hanafy po ashtu shtoi se ekipet e shpëtimit, arritën të shpëtojnë 28 njerëz nga anija që po fundosej pranë qytetit Marsa Alam, gjatë ditës së djeshme, shkruan BBC.