Lajme

Anija me emigrantë përmbytet në Francë, vdes një 7-vjeçare

03/03/2024 14:52
nga:Sh R

Një vajzë shtatë-vjeçare ka vdekur pasi një varkë e vogël që po përpiqej të arrinte në Kanalin Anglez u përmbys në Francën veriore.

Zyrtarët thanë se anija mbante 16 emigrantë kur u fundos disa kilometra larg brigjeve të Dunkirk.

Varka “nuk kishte përmasat e duhura për të transportuar kaq shumë njerëz,” tha autoriteti lokal në një deklaratë, raporton BBC.

Ai shtoi se prindërit e vajzës, të cilët po udhëtonin me tre fëmijë të tjerë, u dërguan në një spital në Dunkirk.