Showtime

Angus Cloud, aktori i njohur i “Euphoria” vdes në moshën 25-vjeçare

08/01/2023 07:53
nga:Y I

Angus Cloud, një aktor në rritje i njohur më së shumti për rolin e tij në dramën HBO “Euphoria”, ka vdekur, njoftoi familja e tij në një deklaratë për CNN të hënën.

Ai ishte 25 vjeç.

“Me zemrën më të rënduar na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot. Si një artist, një mik, një vëlla dhe një djalë, Angus ishte i veçantë për të gjithë ne në shumë mënyra. Javën e kaluar ai varrosi babanë e tij dhe luftoi intensivisht me këtë humbje. I vetmi ngushëllim që kemi është të dimë se Angus tani është ribashkuar me babanë e tij, i cili ishte shoku i tij më i mirë. Angus ishte i hapur për betejën e tij me shëndetin mendor dhe shpresojmë që vdekja e tij mund të jetë një rikujtim për të tjerët se ata nuk janë vetëm dhe nuk duhet ta luftojnë këtë vetë në heshtje”, shkruan ata.

“Shpresojmë që bota ta kujtojë për humorin, të qeshurën dhe dashurinë e tij për të gjithë”, shtoi familja e tij, duke kërkuar “privatësi në këtë moment”.

Roli i Cloud-it erdhi në vitin 2019 si Fezco, një tregtar droge me natyrë të ëmbël që kujdesej shumë për Rue, të luajtur nga Zendaya, në “Euphoria”.

“Ne jemi jashtëzakonisht të pikëlluar kur mësuam për vdekjen e Angus Cloud”, tha një zëdhënës i HBO për CNN. “Ai ishte jashtëzakonisht i talentuar dhe një pjesë e dashur e familjes HBO dhe Euphoria. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për miqtë dhe familjen e tij gjatë kësaj kohe të vështirë”.