Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes së vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian mes Kosovës U21 dhe Anglisë U21.
Anglia U21 arriti të mbyllë pjesë e parë me epërsi solide në “Fadil Vokrri” me rezultat 0-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Lewis Potter hapi llogarinë e golave në minutën e dytë pas harkimit të Harvey Elliot.
Dhjetë minuta më pas Gordon dyfishoi epërsinë pasi u gjet mirë në zonën e Kosovës duke arritur të shënoi me kokë.
/GazetaBlic Sport/


