Anglia U21 ka fituar ndaj Kosovës U21 në stadiumin Milton Keynes.
Anglia U21 ka mposhtur Kosovës U21 me rezultatin 2:0, me dy golat që u shënuan në 30 minutat e parë të ballafaqimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Rhian Brewster realizoi nga pika e bardhë e penalltisë pas vetëm 11 minutave lojë – kurse futbollisti i Manchester Cityt, Cole Palmer realizoi një gol mjaft të bukur në minutën e 27’të.
Deri në fund të duelit nuk ndryshoi diçka dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 2:0.
Anglia U21 tani ka tre pikë, po aq sa Kosova pas dy ndeshjeve.
/GazetaBlic Sport


