Sporti

Anglia të kënaqur me Southgate, i ofrojnë dyfishin e pagës për rinovimin e kontratës

11/12/2021 09:36
nga:E K

Gareth Southgate përfundon kontratën e tij me Anglinë pas Kupës së Botës 2022 në Katar dhe kontaktet e para të FA për të zgjatur kontratën me trajnerin anglez tashmë kanë nisur.

Federata Angleze dëshiron t’a mbajë me çdo kusht Southgate në postin e trajnerit të ‘Tre Luanëve’ dhe kanë ofertuar një pagë të lartë për të, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas ‘The Sun’, Federata Angleze është në dispozicion për të ofruar dyfishin e rrogës që merr aktualisht trajneri, me fjalë të tjera, do të hapë kordonin dhe do të vërë në dispozicion 7 milionë euro në vit.

Kjo rritje e konsiderueshme ka të bëjë me frikën se Gareth Southgate mund të joshet nga një klub i Premier League’s dhe të largohet nga skuadra e Anglisë.

/GazetaBlic Sport/