Kombëtarja e Anglisë ka siguruar kalimin tutje në çerekfinale të Euro2020.
Anglia ka fituar me rezultatin 2-0 ndaj kombëtares së Gjermanisë për të siguruar një vend në çerekfinale të Euro2020, shkruan GazetaBlic Sport.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, kurse në të dytën anglezët realizuan dy herë për të kaluar tutje.
Raheem Sterling dhe Harry Kane shënuan golat e fitores për kombëtaren e Gareth Southgate.
Anglia në çerekfinale do të takohet me fituesin e sfidës Suedi – Ukrainë.
/GazetaBlic Sport


