Kupa e Botës 2022

Anglia në çerekfinale, e pret Franca

12/04/2022 21:54
nga:E K

Anglia ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Botës.

Tre Luanët kanë mposhtur Senegalin me rezultat 3-0 në ndeshjen e fazës së 1/8.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Henderson në minutën e 38-të .

Rezultatin e dyfishoi Harry Kane në minutën e fundit të pjesës së parë.

Golin e tretë për Anglinë e realizoi Saka në minutën e 57-të.

Anglia në rundin tjetër do të takohet me kampionët në fuqi, Francën.