Sporti

Anglia kthehet 30 vite pas për tifozët në stadiume, ja revolucioni i pabesueshëm

11/09/2021 10:54
nga:Lorik J

Tragjeditë e Hillsborough dhe Heysel e kishin detyruar qeverinë angleze dhe përfaqësuesit e futbollit t’iu thonin mjaft tifozëve në këmbë. Në Premier League ka tifozë të ulur dhe të rregullt në stadiume për të shmangur turmat e problemet e reja.

Tani, pas 30 vitesh, fillon revolucioni në ligën më të mirë angleze, me pesë klubet kryesore atje, që kërkojnë kthim në të kaluarën. Nga 1 janari 2022, në fakt, Chelsea, Manchester City, Tottenham, Manchester United dhe Cardiff do të kenë mundësinë t’iu ofrojnë tifozëve të tyre zona ku mund të qëndrojnë në këmbë për ta ndjekur ndeshjen.

Në këtë mënyrë, ata nuk do të kenë nevojë të ngrihen e të ulen pas një goli ose një episodi të veçantë të lojës. Ministri i Sportit në Mbretërinë e Bashkuar, Nigel Huddleston, në fakt ka dhënë një licencë që do t’iu mundësojë atyre që do të jenë të pranishëm në stadium t’i shikojnë ndeshjet duke qëndruar në këmbë, në sektorë të veçantë.

Prandaj, “Etihad”, “Stamford Bridge” dhe stadiume të tjera nuk do të kenë prani totale të tifozëve ulur në ndenjëse, por vetëm pjesërisht. Analiza e sigurisë, e kryer nga Autoriteti i Sigurisë së Fushave Sportive (SGSA) ka testuar këtë zgjidhje, e cila do të miratohet brenda pak javësh në Premier League, si dhe në Championship.

Megjithatë, jo të gjithë janë dakord. Policia, por edhe shoqatat e ndryshme të tifozëve, kanë frikë se kjo mund t’i shtyjë ultrasit dhe huliganët të bëhen protagonistë negativë, siç ndodhte deri në fillim të viteve ’90. Diskutimi mbetet i hapur…