Sporti

Anglia i shënoi pesë gola pas pjesës së parë, nuk ndodhte kjo gjë tek Shqipëria që nga viti 1981

11/12/2021 22:02
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen Angli – Shqipëri.

Ishte një dominim i jashtëzakonshëm i “Tre Luanëve”, të cilët janë në avantazh me rezultat 5 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Maguire, Henderson dhe Harry Kane 3x, shënuan golat për vendasit.

Për një disfatë të tillë duhet të kthehemi pas 40 vite, kur Gjermania na poshtëronte më rezultatin 8-0.

Pjesa e parë në atë sfidë ishte identike me gjermanët që na shënonin 5 herë, ku legjenda Rummenigge shënonte 3 herë në portën e mbrojtur nga Perlat Musta.

Rummeningge hapte siparin e golave duke shënuar pas 5 minutash lojë, për të dyfishuar në të 19-të dhe plotësonte tripletën në minutën e 43-të. Një fotokopje sfida e sotme krahasuar me atë të 40 viteve më parë duke sjellë një situatë aspak të këndshme për tifozët tanë.