Sporti

Anglia fiton Kampionatin Evropian në konkurrencën e grave, mposht Gjermaninë në finale

07/31/2022 20:46
nga:E K

Kampionati Evropian në konkurrencën e grave i ka takuar kombëtares së Anglisë.

Anglia ka fituar finalen ndaj Gjermanisë, me rezultatin 2:1, vetëm pas vazhdimeve.

90 minutat e rregullta përfunduan me rezultatin 1:1, por anglezet ishin më të mira në vazhdime dhe morën fitoren.

Golin e parë në këtë ndeshje e shënoi futbollistja Toone në minutën e 62’, kurse Gjermania barazoi me Magull në minutën e 79’.

Kur të gjithë menduan se ndeshja po shkonte drejt penalltive, Anglia gjeti golin me Kelly, në minutën e 111’.

Kështu, Anglia fiton Kampionatin Evropian në konkurrencën e grave, pas një finaleje mjaft të lodhshme.