Kombëtarja e Anglisë mori çmimin si kombëtarja më “Fair Play” – për më së paku kartonë të verdhë në Botërorin e Katarit. Mbrojtësi Harry Maguire mori kartonin e vetëm të verdhë në ekipin e trajnerit Gareth Southgate.
Anglia fitoi Grupin B me shtatë pikë. Në raundin e parë ata mundën bindshëm Iranin (6:2), më pas barazuan me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (0:0), ndërsa në raundin e tretë ishin më të mirë se Uellsi (3:0). Në 1/8 e mposhtën Senegalin (3:0) dhe në çerekfinale humbën kundër francezëve, përcjell GazetaBlic Sport.
Franca shkoi deri në fund, por nuk arriti të mbrojë titullin kampion të fituar në vitin 2018, pasi Argjentina festoi me penallti.
/GazetaBlic Sport