Sporti

Anglezët duan një grup ballkanik në Euro 2024 – me Shqipërinë, Slloveninë dhe Serbinë!

11/23/2023 13:51
nga:Lorik J

Shorti për Kampionatin Evropian do të hidhet më 2 dhjetor në Hamburg dhe tashmë mediat angleze kanë llogaritur se cili grup i përshtatet.

Sipas tyre, nga të gjitha kombinimet e mundshme, më së miri do të ishte që skuadra e Gareth Southgate të ishte në shoqërinë e tre kombëtareve ballkanike: Serbisë, Sllovenisë dhe Shqipërisë.

Sipas tyre, këto kombëtare janë larg elitës së futbollit europian dhe për nga cilësia nuk duhet të jenë kërcënim për Anglinë, e cila do ta presë me ambicie të mëdha Europianin.

Të tre kombëtaret do të marrin pjesë për herë të dytë në kampionatin kontinental në Gjermani.

Megjithatë, siç duket anglezët nuk e kanë studiuar mirë formën e Shqipërisë në kohët e fundit…

/GazetaBlic Sport