Showtime

Angela Martini përfundon në spital

08/07/2022 14:44
nga:G B

Angela Martini ka shqetësuar fansat me postimin që ka bërë së fundmi. Modelja shqiptare që jeton prej vitesh në SHBA, ka postuar një foto në InstaStory një foto ku shihet e shtrirë në spital, duke marrë serum. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur pasi nuk ka dhënë detaje rreth gjendjes shëndetësore.

Kujtojmë që në fund të vitit të kaluar, Angela surprizoi ndjekësit pasi zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë. Ajo zbuloi se djali që ndan me partnerin Dragos Savulescu erdhi përmes një nënë surrogate. Ata e pagëzuan me emrin Kyree Martini Savulescu.