Modelja shqiptare, Angela Martini, ka zgjedhur fjalët më të mira për ta uruar bashkëshortin me rastin e ditëlindjes.
Ajo u shpreh se është falënderuese për të, teksa postoi një video shumë romantike, shkruan GazetaBlic.
“Urime ditëlindja për bashkëshortin tim të mrekullueshëm Dragos Savulescu. Momentin e parë që të pashë, u ndjeva sikur në shtëpi. E dua fuqinë tënde, inteligjencën tënde, besimin që ke ndaj meje e po ashtu edhe shpirtin tend. Jam shumë mirënjohëse për çdo gjë. Nuk do të ndryshoja asnjëherë asgjë. Të dua”, shkroi Angela pranë kësaj videoje.
View this post on Instagram
Ndryshe, çifti ka kohë që janë duke shijuar lidhjen e tyre në krahët e njëri-tjetrit./GazetaBlic/


