Sporti

Angel Di Maria spektakolar, shënon super gol me Argjentinën

03/26/2022 08:22
nga:Mergim Rreci

Argjentina, tashmë e kualifikuar në Botërorin 2022, e mposhti me rezultat 3-0, Venezuelën.

Nicolas González (34′), Di Maria dhe Messi shënuan golat e ndeshjes, shkruan GazetaBlic Sport.

Goli i Angel Di Marias ishte fantastik, me argjentinasin që paralajmëroi se do të pensionohet pas Kupës së Botës/

Argjentina ka 38 pikë dhe është në vendin e dytë, katër pas Brazilit, i cili do të përfundojë në vendin e parë. Venezuela tashmë ka 10 pikë dhe nuk do të largohet nga vendi i fundit.