Sporti

Angel Di Maria rikthehet pas 13 vitesh tek Benfica

07/05/2023 20:14
nga:Mergim Rreci

Benfica konfirmoi, në orën 19:04, datën e themelimit të klubit, nënshkrimin me Angel Di María.

Në moshën 35-vjeçare, anësori argjentinas është rikthyer në Luz, 13 vjet pasi u largua nga skuadra portugeze për të përfaqësuar Real Madridin, përcjell GazetaBlic Sport.

Pas kësaj, pasuan periudhat në Manchester United, Paris Saint-Germain dhe Juventus, me të cilin kontrata e tij përfundoi më 30 qershor dhe për këtë arsye arrin me ‘kosto zero’  tek ekipi i drejtuar nga  Roger Schmidt.

El Fideo u kurorëzua kampion bote për Argjentinën në Katar, pasi shënoi një nga golat në finale kundër Francës.

/GazetaBlic Sport/