Angel Di Maria do të mungojë në ndeshjen e dytë të Champions League kundër Barcelonës. Sipas SPORT, ai nuk është rikuperuar në kohë dhe do të qëndrojë në Lisbonë për të vazhduar rikuperimin.
Di Maria humbi edhe ndeshjen e parë në Lisbonë. Mungesa e tij është një goditje për Benfican, e cila do të udhëtojë në Montjuic pa të.
Ndeshja luhet nesër nga ora 18:45.
Ballafaqimi i parë përfundoi me rezultatin 0-1 për katalunasit.
/GazetaBlic Sport


