Shkëmb Manaj, kandidat i LDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, ka folur për angazhimin e tij shumëdimensional, në gjithë territorin e Kosovës, në nivelin lokal e qendror.
Ai për Gazeta Blic ka folur për kontributin e tij sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, prej dhe nga vjen.
“Po është e vërtetë që angazhimi im ka qenë dhe është shumëdimensional edhe në aspektin e shtrirjes politike të ndikimit politik edhe në kryeqytet por edhe në pjesë të tjera të Kosovës sidomos në Rrafshin e Dukagjinit sepse unë bazën deleguese e kam pasur nga Komuna e Istogut e cila ka qenë bastion i Lidhjes Demokratike të Istogut, është e vetmja komunë që asnjëherë nuk i ka humbur zgjedhjet. Lidhja Demokratike e Kosovës atje është fituese e zgjedhjeve që nga viti 2000 e tutje dhe mendoj që ne angazhimin tonë politik por edhe të angazhimin për zhvillimin e këtyre zonave ta bëjmë përmes pozicioneve të cilat i kemi pasur edhe në qeverisjen qendrore edhe në parlament sepse kam qenë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës por edhe nga pozicioni tash i nënkryetarit të Kryeqytetit. Zona e Rrafshit të Dukagjinit ka nevojë për shumë projekte të infrastrukturës si shumë komuna të tjera, edhe zona e Rrafshit të Dukagjinit është goditur shumë nga Lëvizja qendrore, është bllokuar në shumë projekte”, ka thënë ai.
Manaj ka fajësuar qeverinë për mos përfundim të autostradës së Dukagjinit, që është prioritet i LDK-së dhe shumë rrugë e projekte të tjera në Dukagjin.
“Gjatë 5 viteve të qeverisjes së Vetëvendosjes ende nuk e kemi të përfunduar autostradën që e lidh Prishtinën me Rrafshin e Dukagjinit prandaj prioritet i prioriteteve të qeverisjes të Lidhjes Demokratike të Kosovës do të jetë edhe pjesa e investimeve në infrastrukturë në këtë zonë shumë të rëndësishme që përfshin fillimisht ndërtimin e infrastrukturës rrugore, autostradën që e lidh Prishtinën me Rrafshin e Dukagjinit, pastaj zgjerimin e rrugëve regjionale, zgjerimin e rrugës regjionale aktuale nga Istogu përmes Pejës dhe deri në Prizren që është një arterie shumë e rëndësishme që e ndërlidh këtë zonë pastaj me Republikën e Shqipërisë por edhe rrugët tjerë regjionale që duhet ndërtuar që përfshinë pjesën e Pejës, rruga Pejë-Tërstenik ku nuk është bërë asgjë nga qeverisja qendrore, pastaj rruga që e lidh Pejën me Grykën e Rugovës dhe me Qarkoren që krijon çasje në Republikën e Malit të Zi dhe shumë projekte të tjera sidomos në fushën e turizmit. Është një zonë shumë atraktive për turizëm, prandaj projekti i BPREA-s në Pejë është projekt të cilin Lidhja Demokratike e ka prioritet të prioriteteve. Për këtë projekt do të ndahen 50 milionë euro në qeverisjen e LDK-së. Por, edhe projektet e turizmit në Komunën e Istogut që përfshin pjesën e Moknës dhe të Cërrovodës dhe projekte të tjera me rëndësi edhe të Deçanit, Gjakovës, Klinës kemi projekte të jashtëzakonshme. Klina sot ballafaqohet me nevoja elementare, që përfshin edhe mos-pasjen e ujit të pijshëm , andaj ne do të angazhohemi që në qytetin e Klinës të krijohen kushtet të ketë ujë të pijshëm, sepse pas 25 viteve qytetarët e këtij vendi përballen ende me mungesë të ujit të pijes”, ka vlerësuar ai./Gazeta Blic/


