Lajme

Anëtari i shoqërisë civile – ministres Haxhiu: Më i rëndësishëm është reagimi i institucioneve të reja shtetërore!

08/04/2021 16:16
nga:M K

Njohësi i zhvillimeve politike dhe anëtari i shoqërisë civile, Agron Demi i ka reaguar ministres Haxhiu, pasi kjo e fundit në një konferencë për media hudhi kritika ndaj mediave e shoqërisë civile për mosreagim të mjaftueshëm ndaj skandalit të përgjimeve.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se PO, reagimi i shoqërisë civile e mediave është i rëndësishëm, por shumë më i rëndësishëm është reagimi i institucioneve të reja shtetërore, përcjell GazetaBlic.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

PO, reagimi i shoqërisë civile e mediave rreth skandalit të fundit me përgjimet është i rëndësishëm. Por shumë ma i rëndësishëm është reagimi i institucioneve të reja shtetërore lidhur me këto raste.
Reagimet kanë qenë më të mëdha për “Pronto”-n ngase reagimi shoqëror ishte ruga e vetma, se askush nuk besonte se vetë institucionet e “Pronto”-s do ta trajtojnë rastin. Tash, mbi 50% e qytetarëve kanë zgjedhur një qeveri të re me shpresën se nuk kanë me qenë të vetëm në reagim.
E hezitimi tjetër se përse nuk ka reagim më të madh për përgjimet e reja është se shoqëria civile e mediat profesionale janë djegur shumë herë nga portale anonime që dalin si këpurdha, e ku shkrimeve nuk u dihet autori. E kaluara na tregon që shumë portale që sot publikojnë këso materialesh, kthehen e shndërrohen pastaj në vegla ku të fortit i përdorin me ja lëshu gazetarët dikujt ose me përly e shpërla figura.

Ministrja Haxhiu pas skandalit të përgjimeve: Vetingu në drejtësi i pashmangshëm

/GazetaBlic/