Sporti

Anëtari i Marseille pritet të dënohet me vite të tëra pasi e goditi tifozin e Nice

08/24/2021 20:45
nga:Lorik J

Fizioterapeuti i klubit të Marseille, i cili dukej se goditi një tifoz të Nice gjatë skenave kaotike që shpërthyen gjatë ndeshjes së tyre në Ligue 1, thuhet se mund të suspendohet nga futbolli për vite me rradhë.

Gjatë përleshjes që ndodhi, fizioterapeuti i Marseille, Pablo Fernandez mund të shihej duke goditur në gjoks një tifoz të Nice, i cili është ende në spital, sipas gazetës spanjolle Marca.

Anëtari i stafit të Marseille tani përballet me sanksion të rëndë disiplinor për veprimet e tij, sipas lajmeve nga The Sun.

I veshur me një maic tëzezë, pantallona të shkurtra, goditja e fizio-terapeutit e dërgoi tifozin në tokë.

Ai më pas u tërhoq për të shmangur hakmarrjen nga tifozët vendas.

/GazetaBlic Sport