Lajme

Anëtari i LDK-së në Podujevë i bashkohet AAK-së

05/15/2021 16:31
nga:Y I

Kandidati i AAK-së për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri, ka bërë tëd itur pak minuta më parë përmes rrjetin social facebook se ekipit të tij në zgjedhjet për Podujevë i është bashkuar edhe Egzon Bejta.

Tahiri bën me dije se Bejtja ka qenë i angazhuar në politikë që herët dhe së fundit si anëtarë i kryesisë së degës së LDK-së dhe kryetar i nëndegës së dytë të qytetit.

“Egzoni, është një profesionist i ri ambicioz, ka mbi dhjetë certifikime dhe trajnime në fushën e politikës, menaxhimit dhe lidershipit nga organizata ndërkombëtare dhe vendore. Synimi i tij është që Llapit t’i kthehet nami që e ka pasur, ndërsa komuna të qeveriset me të rinj, derisa qyteti i Podujevës të jetë zonë urbane e evropiane” shkruan Tahiri në facebook raporton Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

Sot, Egzon Bejta, iu bashkua edhe zyrtarisht ekipit tim në garën për kryetar të Podujevës. Egzoni, me profesion është Ekonomist i diplomuar, edhe pse i ri në moshë, ai ka një përvojë të madhe në politikë.

Që nga mosha 18-vjeçare ka qenë i angazhuar në politikë, së fundi ishte anëtar i kryesisë së degës së LDK-së dhe kryetar i nëndegës së dytë të qytetit.

Egzoni, është një profesionist i ri ambicioz, ka mbi dhjetë certifikime dhe trajnime në fushën e politikës, menaxhimit dhe lidershipit nga organizata ndërkombëtare dhe vendore. Synimi i tij është që Llapit t’i kthehet nami që e ka pasur, ndërsa komuna të qeveriset me të rinj, derisa qyteti i Podujevës të jetë zonë urbane e evropiane.

Egzoni vjen nga një familje shumë e respektuar, që gjeneratë pas gjenerate ka dhënë shumë për qytetin dhe gjithë vendin.

Egzoni, do të jetë kandidat për asamble komunale.
Egzon, urime! Na priftë e mbara.