Lajme

Anëtari i Kryesisë së PDK-së: Kosova duhet të veprojë me mençuri dhe gjakftohtësi

11/09/2022 00:32
nga:Astrit Gashi

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Adri Nurellari, thotë se në këtë gjendje në të cilën gjendet Kosova, duhet të veprohet me mençuri dhe gjakftohtësi.

Në T7 ai tha se nuk duhej që Kosova t’i jepte pretekst serbëve që të largoheshin nga institucionet kosovare.

“Pse ia dhamë neve sebepin, pse ia dhamë shansin Serbisë. Nuk do të duhej t’i jepej ky sebep.

Duhet vepruar në mënyrë të mençur, e gjakftohtë. E dyta , duhet rivendosja dhe rehabilitimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë. Shikoni deklaratat e DASH’it e BE’së absolutisht që janë të rënda. Janë troç, dhe ka një nivel të madh të zhgënjimit nga kjo sjellje”, tha Nurellari.