Emërimi i Rilind Gërvalles në pozitën e drejtorit të kanalit shqip në RTK, ishte temë diskutimi i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal me Bordin e mediumit publik.
Madje, disa anëtarëve të këtij komisioni, prezenca e medieve u zgjoi kureshtje. Thanë se një prezencë kaq të madhe të gazetarëve nuk e kishin pas asnjëherë.


