Lajme

‘Anëtarësimi në KiE po kushtëzohet me Asociacionin’, Kadriaj: Këto janë lojrat e Kurtit se jemi në vit zgjedhor!

05/10/2024 13:31
nga:N K

“Anëtarësimi në KiE po kushtëzohet me Asociacionin”

Kështu deklaroi pak ditë më parë në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Në lidhje me këtë deklaratë ka folur për “Gazeta Blic” deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

Ajo tha se këto janë lojërat e Kurtit.

“Tash krejt këto janë lojrat e Kurtit, sepse jemi në vit zgjedhorë”, deklaroi ajo.

Tutje ajo tha se Kurti ka pranuar edhe marrëveshjen edhe aneksin e Ohrit.

“E ka pranuar marrëveshjen edhe aneksin e Ohrit, po ashtu të tre lideret kanë dërguar letrën e nënshkruar ku zotohën për zbatimin e marrëveshjes në plotëni”, përfundoi deputetja Time Kadriaj për “Gazeta Blic”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës ka folur për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

Ai ka thënë se Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në Këshill të Evropës me Asociacionin.

“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në Këshill të Evropës me Asociacionin. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë bisedojmë në Bruksel e jo në Strasburg”, tha Kurti.

/Gazeta Blic/