Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj, ka ndarë një mesazh emocionues para ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovakisë.
Ai i ka inkurajuar ish-bashkëlojtarët e tij të japin maksimumin në fushë dhe të luftojnë për çdo centimetër, çdo aksion dhe çdo top.
“Nesër luftohet për çdo centimetër të fushës, për çdo aksion, për çdo top. Jepni gjithçka nga vetja. Historia nuk pret. Ajo shkruhet nga ata që guxojnë. Ju uroj ish bashkëlojtarëve të mi shumë suksese. Jam me ju me zemër!”
Mesazhi i Rashkaj nënvizon vendosmërinë dhe përkushtimin që pritet nga ekipi i Kosovës në këtë përballje vendimtare.
/GazetaBlic Sport/


